Pikëpyetje e madhe…“A mund ta fitojë titullin Interi? Natyrisht, ata kanë Conten”

  • 19 October 2019 - 08:24
Pikëpyetje e madhe…“A mund ta fitojë titullin Interi? Natyrisht, ata kanë Conten”

Aurelio De Laurentiis thotë se Napoli është duke konkurruar me Interin dhe Juventusin për titullin e Serie A.

Ai beson se me Antonio Conten në stol, Interi është rikthyer të jetë në garë për titull.

“A mund ta fitojë Interi Scudetton këtë sezon? Natyrisht: ata kanë Conten që është trajner shumë i mirë”, u përgjigj De Laurentiis.

Ai më pas foli edhe për ish-trajnerin e Napolit të tij, Maurizio Sarri.

“Sarri është trajner i mirë me shumë gjëra pozitive dhe negative, që mund të ishte zhdukur në Angli”.

“Ai është duke bërë mirë në klubin që ka kulturën e fitoreve, po e instalon lojën e tij në një qytet që është më pak tërheqës se Milano, Romadhe Napoli. 

(Kosova Sot Online )