Chelsea është i interesuar për mesfushorin Emanuel Vignato

  • 19 October 2019 - 09:27
 Chelsea është i interesuar për mesfushorin Emanuel Vignato

Vignato ka rënë në radarin e Chelsea.

Chelsea ka hedhur sytë kah mesfushori i Chievo Veronas, Emanuel Vignato, raporton ‘Gazzetta dello Sport’.

19-vjeçari luan me ekipin që parë që nga sezoni i kaluar dhe menjëherë është bërë figurë kyçe në skuadër pas rënies në Serie B.

Përveç Chelsea, për talentin italian janë duke u interesuar edhe Bayern Munich, AC Milan dhe Inter.

(Kosova Sot Online)