“S’kam nevojë për kontratë të përjetshme për të qëndruar te Barcelona”

  • 19 October 2019 - 10:03
“S’kam nevojë për kontratë të përjetshme për të qëndruar te Barcelona”

Messi ka treguar edhe njëherë pse nuk është duke pranuar kontratë të përjetshme te Barcelona.

32-vjeçari, që ka fituar pothuajse gjithçka në karrierë, në nivel kolektiv dhe individual – është pjesë e Barcelonës që në moshën 13-vjeçare, me të cilin klub ka shkruar histori.

Barça do që ai të qëndrojë përjetë në Barcelonë duke i ofruar kontratë të përjetshme, por Lionel Messi s’ka pranuar për shkak se mund të qëndrojë përjetë te Barça edhe pa kontratë afatgjate.

“Është folur që një kohë për këtë”, tha fillimisht 32-vjeçari, i cili shtoi: “është bërë me Iniestan dhe të tjerët”.

“Nuk dua që të më lidh kontrata, sepse nuk e di se di do të ndihem nesër. S’dua të jem me kontratë nëse nuk ndihem mirë”.

“Do të luftojë aq gjatë sa ndihem mirë fizikisht, por natyrisht se dua të qëndrojë përjetë”.

“Nuk kam nevojë për një kontratë të përjetshme që të qëndroj përjetë në Barça”, shtoi Messi mes tjerash

(Kosova Sot Online )