Skuadrat e mëdha pas Zakarias, Gladbach i vendos çmimin e largimit

  • 19 October 2019 - 10:10
Skuadrat e mëdha pas Zakarias, Gladbach i vendos çmimin e largimit

Denis Zakaria është njëri nga mesfushorët qendror më të talentuar në Evropë.

Mesfushori zviceran është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer me klubin gjerman Borussia Moenchegladbach.  Falë paraqitjeve të shkëlqyera, Zakaria ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United, Tottenham Hotspur, Roma dhe Inter janë ekipet e interesuara për Zakarian.

22-vjeçari është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë dhe ka pranuar largimin nga Gladbach. Edhe klubi gjerman duket se nuk do ta pengojë largimin e tij dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.

Lideri aktual i Bundesligës kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet reprezentuesi zviceran. Sport Bild ka raportuar se Bayern Munich dhe Manchester United janë dy ekipet favorite për të nënshkruar me Zakarian.

(Kosova Sot Online )