Roma e do me ngulm transferimin e Hysajt

  • 19 tetor 2019 - 14:05
Roma e do me ngulm transferimin e Hysajt

Roma është e vendosur që në afatin kalimtar të janarit ta transferojë Elseid Hysajn nga Napoli.

Mbrojtësi shqiptar e kishte kërkuar largimin nga napolitanët edhe në verën që shkoi, mirëpo Carlo Ancelotti e kishte bindur që të qëndronte.

Por, duke para minutazhën që ka te Napoli, 25-vjeçari dëshiron të largohet në drejtim të Giallorossëve.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, agjenti i mbrojtësit shqiptar i ka ofruar shërbimet e lojtarit te rivali i Napolit.

Romakët janë të gatshëm që t’i paguajnë 15 milionë euro pa bonuse, mirëpo Napoli thuhet se i do 20 milionë euro nga shitja e Hysajt.

(Kosova Sot Online)