Flamurtari e Drenica ndajnë pikët

  • 19 October 2019 - 15:56
Flamurtari e Drenica ndajnë pikët

Dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Drenicës është i vetmi që u zhvillua këtë të shtunë në kuadër të javës së dhjetë të IPKO Superligës  së Kosovës.

Dy skuadrat hyn në këtë ndeshje në kërkim të pikëve që do t’i largonin nga zona e rrezikshme në renditjen tabelare të Superligës.

Por, pavarësisht tentimeve të shumta për 90 minuta, asnjëra skuadër nuk arriti ta tundë portën e kundërshtarit, duke përfunduar sfida me rezultatin që edhe nisi, 0-0.

Me këtë barazim, Drenica ngjitet në pozitën e shtatë me 11 pikë, kurse Flamurtari mbetet në pozitën e dhjetë me tetë pikë.

(Kosova Sot Online)