Stefano Piolit, i janë dashur vetëm pak javë për të filluar ndryshimet

  • 19 October 2019 - 18:55
Stefano Piolit, i janë dashur vetëm pak javë për të filluar ndryshimet

Trajnerit të ri të Milanit, Stefano Pioli, i janë dashur vetëm pak javë për të filluar ndryshimet e veta dhe këto do të fillojnë nga sulmi.

Për të parë taktikat dhe hierarkitë e reja do të na duhet të presim deri në ndeshjen e parë zyrtare të Piolit me Milanin.

Megjithatë trajneri e ka bërë të qartë se me atë do të luaj vetëm 1 sulmues dhe i duhet të zgjedhë midis Leao apo Piatek.

Nga të gjitha balotazhet si calhanglou apo Rebic, Piatek-Leao është një zgjedhje e vështirë. Polaku e ka nisur keq sezonin megjithatë tek ai besojnë akoma, pasi ia dinë kapacitetin. Ndërkohë Leao i ka surprizuar të gjithë në Milanelo dhe është duke luftuar për një vend titullari.

Pioli ka diçka të sigurt deri më tani, raportojnë mediat italiane ajo është moduli me 1 sulmues pykë dhe jo si loja e Giampaolo 4-3-1-2.

Duke nisur nga sfida e së dielës ndaj Leçe, Pioli pritet të bëj kthesën e madhe tek kuqezinjtë, ndërkohë do të vendosi për sulmuesin e tij të preferuar. Tashmë “lufta” midis Leao dhe Piatek sapo ka filluar për një vend në formacion.


(Kosova Sot Online)