Manchester City arriti t’i marrë tre pikë kundër Crystal Palave

  • 19 October 2019 - 20:40
Manchester City arriti t’i marrë tre pikë kundër Crystal Palave

Pasi pësoi disfatë me rezultat 2:0 në xhiron paraprake në Premierligës kundër Wolves, Manchester City i Pep Guardiolës iu kthye fitoreve sonte kundër Crytal Palace.

Manchester City arriti t’i marrë tre pikët e ndeshjes kundër Crystal Palave, duke siguruar fitore me rezultat 2:0, të vlefshme për xhiron e nëntë të sezonit të ri të Premierligës.

Skuadra e Pep Guardiolës arriti ta dominojnë ndeshjen me 73 për qind të posedimit të topit dhe me katër raste shumë të mira për të shënuar – dy prej të cilave i shënuan, një e priti portierin e tjetrën ia mohoi shtylla e portës.

Dy golat e Manchester Cityt në këtë ndeshje erdhën brenda dy minutave lojë – fillimisht Gabriel Jesus shënoi në minutën e 39-të e pastaj Raheem Sterling e bëri një superpasim për t’ia dhuruar një gol David Silvas në minutën e 41-të.

Tre pikët e fituara nga kjo ndeshje bëjnë që Manchester City ta mbajë pozitën e dytë në tabelën e Premierligës edhe pas xhiros së nëntë. “Citizens” për momentin numërojnë 19 pikë nga nëntë ndeshjet e para – gjashtë fitore, një barazim dhe dy humbje.

Megjithatë, trajneri Guardiola tani do të përqendrohet te derbi i nesërm mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, ku do të shpresojë për një fitore të rivalit lokal të skuadrës së tij në mënyrë që diferenca mes tij dhe Liverpoolit të mbetet pesë pikë, aq sa është tani.

Tani Manchester City e pret përballja e së martës me Atalantan në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)