Bologna barazon rezultatin në 1:1 kundër Juventusit

  • 19 October 2019 - 21:33
Bologna barazon rezultatin në 1:1 kundër Juventusit

Bologna ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në ndeshjen kundër Juventusit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Allianz”, në kuadër të xhiros së tetë të Serisë A.

Në minutën e 26-të të ndeshjes, vetëm shtatë minuta pasi Cristiano ROnaldo e kaloi Juventusin në epërsi, Danilo arriti ta barazojë rezultatin.

(Kosova Sot Online)