Falë Ronaldos dhe Pjanicit Juventusi triumfon

  • 19 October 2019 - 22:55
Falë Ronaldos dhe Pjanicit  Juventusi triumfon

Pas fitores kundër Interi në xhiron paraprake, Juventusi e ka vazhduar ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në këtë sezon të Serisë A edhe sonte kundër Bolognas, duke shënuar fitore me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së tetë të Serisë A, në “Allianz”.

Skuadra e Maurizio Sarrit e dominoi plotësisht atë të Sinisa Mihajlovicit në fushën e lojës – me 65 për qind të posedimit të topit dhe me 23 goditje (10 prej të cilave brenda kuadratit), përderisa Bologna i pati shtatë goditje (vetëm njëra brenda kuadratit).

Juventusin e kaloi në epërsi fillimisht Cristiano Ronaldon me golin e shënuar në minutën e 19-të të ndeshjes, mirëpo rezultati u barazua shtatë minuta më vonë, kur Danilo realizoi për mysafirët.

Pjesa e dytë nisi mirë për Juventusin, që arriti të kalojë sërish në epërsi përmes golit të shënuar nga Miralem Pjanic, pasi u krijua një rrëmujë në zonën e portierit të Bolognas, Lukas Skorupski, i cili e mori notën më të lartë (8.1) të nga Sofascore nga lojtarët e Bolognas.

Në anën tjetër, SofaScore i vlerësoi me notat më të larta dy golashënuesit e Juventusit – Ronaldon me 8.4 dhe Pjanicin 7.5. Përkundër që ishte në skuadrën fituese, Gianluigi Buffon u vlerësua si njëri ndër më të dobëtit në fushë, me notë 6.3.

Me këtë fitore, Juventusi e ka siguruan pozitën e parë në tabelë edhe për këtë xhiro – me 22 pikë të fituara nga tetë ndeshjet e para të Serisë A – shatë fitore dhe një barazim.

Tani Sarri dhe skuadra e tij do të përqendrohet te sfida që e kanë para vetes – përballjen me Lokomotivin në kuadër të Grupit D të Ligës së Kampionëve.


(Kosova Sot Online)