Kjo është dita kur biletat dalin në shitje për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë

  • 19 October 2019 - 23:15
Kjo është dita kur biletat dalin në shitje për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë

Biletat për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë do të dalin në shitje të martën, më 22 tetor. Këtë lajm e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.

Përkundër që Shqipëria e ka të pamundur të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit H, ajo do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për këtë turne në nëntor, të dyja në shtëpi.

Shqipëria fillimisht do ta presë Andorrën më 11 nëntor në orën 20:45 e pastaj në të njëjtën orë, por tre ditë më vonë, do të përballet me Francën.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

Duke filluar që nga dita e martë, 22 Tetor 2019, të gjithë anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares” mund të blejnë online biletat e tyre për dy ndeshjet e muajit nëntor.

14 Nëntor: Shqipëri-Andorra (Elbasan Arena)
17 Nëntor: Shqipëri-Francë (Stadiumi ri kombëtar në Tiranë)

Çdo tifoz mund të anëtarësohet në FanClub nëpërmjet këtij linku: http://fanzone.fshf.org/

*Deri në datë 1 Nëntor, bileta mund të blejnë vetëm anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares”, të cilët mund të zgjedhin vendin më të mirë në stadium.

*Me kartën Bazë, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub
*Me kartën Gold, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub
(Për biletën në zonën V.I.P do të kontaktoheni nga stafi i FSHF pas procesit të anëtarësimit)

(Kosova Sot Online)