Mane: Fakti që Messi më votoi për më të mirin, tregon sa rrugë të gjatë kam bërë

  • 20 October 2019 - 10:02
Mane: Fakti që Messi më votoi për më të mirin, tregon sa rrugë të gjatë kam bërë

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, e ka pranuar se për të ka qenë kompliment madhështor që është votuar si futbollit më i mirë i FIFA-s nga superylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Sulmuesi senegalez e mori votën kryesore nga Messi në votimin e muajit të kaluar, por ishte kapiteni argjentinas ai e në fund u shpall Lojtar më i Mirë i Vitit nga FIFA.

Mane, ndërkohë, përfundoi i pesti.

Bashkëlojtari i Manes, Virgil van Dijk u zgjodh lojtari i dytë më i mirë, para sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldos që doli i treti, dhe bashkëlojtarit te të kuqtë, Mohamed Salah, i cili u rendit i katërti.

Messi votoi për Ronaldon dhe bashkëlojtarin e vet të ri te Barça, Frenkie de Jong, po ashtu, ama ishte Mane ai që e mori votën kryesore nga argjentinasi.

“Është kompliment i madh kur Messi voton për ty”, tha Mane për Sunday Times.

“Nëse e shikoni nga kam ardhur, atëherë shihet se kam bërë rrugë të gjatë. Edhe ka qenë një kohë të gjatë në akademi, ia arrita të vij deri këtu”, shtoi ai.

“E gjitha që dua t’ua them fëmijëve është të punojnë fort dhe t’i realizojnë ëndrrat”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)