Inter kërkon rikthimin te fitorja por ka punë të vështirë ndaj Sassuolos, formacionet

  • 20 October 2019 - 11:29
Inter kërkon rikthimin te fitorja por ka punë të vështirë ndaj Sassuolos, formacionet

Interi do të kërkojë ta vazhdojë presionin ndaj liderit të Serie A, Juventus, duke u rikthye të fitorja pas dy humbjeve radhazi, dhe për ta arritur këtë i duhet ta kalojë një pengesë të vështirë për të siç është Sassuolo.

Sassuolo e pret Interin në Mapei Stadium në Emilia, në një takim që nis në orën 12:30, duke qenë e vetëdijshme për suksesin ndaj zikaltërve në ndeshjet e fundit.

Skuadra e Antonio Contes vjen pas humbjes kundër Juventusit në ndeshjen e fundit në ligë dhe pas disfatës ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Pesë ndeshjet e fundit ndaj Sassuolos tregojnë se Interi nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj klubit nga regjioni Emilia, i cili ka dalë fitues në katër nga to ndaj gjigantit të qytetit të Milanos.

Interi do të jetë në mungesë të mesfushorit Stefano Sensi dhe sulmuesit Alexis Sanchez.

Formacionet zyrtare:

Sassuolo:

Inter:  

(Kosova Sot Online)