Michael Zorc flet për dënimin që i dha Dortmundi Sanchos: Nuk ishte vendim i lehtë, por ne jemi këtu për t’i vendosur kufijtë

  • 20 October 2019 - 12:03
Michael Zorc flet për dënimin që i dha Dortmundi Sanchos: Nuk ishte vendim i lehtë, por ne jemi këtu për t’i vendosur kufijtë

Borussia Dortmund ka suspenduar Jadon Sanchon me një ndeshje.

Super talenti anglez ishte shfaqur me vonesë në stërvitje dhe klubi nuk e ka toleruar fare.

Dortmund e përjashtoi nga ndeshja shumë e rëndësishme përballë Borussia Moenchegldach që verdhezinjtë e fituan me rezultat minimal 1-0, me Sanchon që e ndoqi ndeshjen nga tribuna.

Përveç kësaj ndeshje, anglezi është dënuar edhe me një shumë të parave, që nuk janë bërë me dije se sa.

E për këtë ka folur drejtori i klubit të madh, Michael Zorc. 

“Ai herë pas here kalon kufijtë dhe ne jemi këtu për t’i vendosur ato. Vendimi nuk ishte i lehtë, por nuk kishim alternativë tjetër”, deklaroi Zorc.

Tutje drejtori i Dortmundit vazhdoi ta lavdërojë super yllin anglez, duke thënë se dënimi ishte për vetëm një takim.

“Dënimi ishte vetëm për këtë ndeshje dhe Sancho mund të luaj ndaj Interit nëse vendos trajneri për këtë. Jadon është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe askush nuk e diskuton këtë, por ai duhet të mësojë ende shumë gjëra”, ka përfunduar Zorc.

Gjithsesi Sancho edhe pse ishte i pranishëm në tribunat e Westfalen stadion, nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale rreth fitores së skuadrës së tij.

(Kosova Sot Online)