Interi rigjen rrugën e fitores, por e bën veten të vuajë kundër Sassuolos

  • 20 October 2019 - 14:33
Interi rigjen rrugën e fitores, por e bën veten të vuajë kundër Sassuolos

Interi e ka rigjetur rrugën e fitores duke e mposhtur 4:3 Sassuolon dhe duke e vazhduar presionin ndaj liderit të Serie A, Juventusit – por e bëri veten të vuajë kah fundi duke i pranuar dy gola të vonshëm të dielën në mesditë.

Zikaltrit po vinin nga dy humbje radhazi dhe të parat këtë sezon – kundër Juventusit në ligë dhe ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve – dhe e arritën triumfin në Mapei Stadium falë dyshes sulmuese Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez që shënuan nga dy herë secili.

(Kosova Sot Online)