Mbrojtësi francez e bën për vete prezantuesen britanike

  • 20 October 2019 - 15:08
Mbrojtësi francez e bën për vete prezantuesen britanike

Në karrierën e tij ka luajtur si mbrojtës, por ish futbollisti i Milanit Adil Rami po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një “bomber” i vërtetë në jetën private.

Kanë kaluar vetëm pak muaj që nga koha kur ai i dha fund lidhjes dy vjeçare me yllin amerikan të kinemasë Pamela Anderson dhe menjëherë ka arritur të bëjë për vete një tjetër personazh të ekranit.

Bëhet fjalë për britaniken Chloe Sims, e cila ka treguar për “Daily Mail” se ka mbetur e befasuar nga xhentilesa e Adil Rami dhe se shumë shpejt do të takohen sërish bashkë për të kaluar disa kohë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

(Kosova sot Online)