Ceballos e dëshiron qëndrimin permanent te Arsenali

  • 20 October 2019 - 16:52
Ceballos e dëshiron qëndrimin permanent te Arsenali

Dani Ceballos dëshiron që të qëndrojë te Arsenali, pasi është në huazim te Real Madridi deri në fund të këtij sezoni.

Mesfushori spanjoll e kompletoi në këtë verë kalimin te Gunners në formë huazimi te Los Blancos dhe duket se dëshiron të qëndrojë në Emirates.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, 23-vjeçari do të bisedojë me Florentino Perezin që ta lejojë transferimin permanent. 

Huazimi i tij te skuadra nga Londra e veriut nuk e ka opsionin e huazimit, mirëpo lojtari nuk dëshiron të kthehet më në Santiago Bernabeu.

Ceballos e di se nëse rikthehet te madrilenët nuk do të ketë shumë hapësirë në skuadër dhe do të qëndronte më shumë në bankën rezervë.

Për ta kompletuar transferimin e spanjollit, Arsenali duhet t’i paguajë rreth 45 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

(Kosova Sot Online)