Reali ka publikuar listën prej 21 lojtarëve kundër Galatasarayt

  • 20 October 2019 - 18:37
Reali ka publikuar listën prej 21 lojtarëve kundër Galatasarayt

Real Madridi do të jetë pa Gareth Bale, Luka Modric dhe Lucas Vasquez të martën kundër Galatasaray në UEFA Champions League.

Zinedine Zidane ka publikuar mbrëmjen e së dielës listën e lojtarëve të ftuar dhe nuk janë lojtarët e lart përmendur.

Vasquez është stërvitur të dielën me skuadrën, por Zizu nuk dëshiron të rrezikojë me spanjollin.

Në skuadër janë rikthyer Dani Carvajal dhe Eden Hazard, pasi munguan në humbjen befasuese 1-0 nga Mallorca të shtunën mbrëma.

Të ftuarit nga Zinedine Zidane:

Portierë: Courtois, Areola y Altube.

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Ramos, Varane, Marcelo, Odriozola dhe Mendy.

Mesfushorë: Kroos, Casemiro, Valverde, James dhe Isco.

Sulmues: Hazard, Benzema, Jovic, Brahim, Vinicius Jr. dhe Rodrygo.


(Kosova Sot Online)