Armando Sadiku shënon në fitoren e Malagas

  • 20 October 2019 - 20:28
Armando Sadiku shënon në fitoren e Malagas

Malaga ka korrur fitore të rëndësishme në ligën e dytë të Spanjës.

Me dyshen e Shqipërisë në formacion, Armando Sadiku dhe Keidi Bare, Malaga e mposhti 2-0 në udhëtim Deportivo La Corunan.

Në këtë ndeshje, shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sadiku.

Ai realizoi për 2-0 në minutën e 87-të, derisa golin e parë e ka shënuar Mikel Villanueva.

(Kosova Sot Online)