Kur ta don, askush s'mund ta ndalon: Muriqi, shënon sërish

  • 20 October 2019 - 20:53
Kur ta don, askush s'mund ta ndalon: Muriqi, shënon sërish

Vedat Muriqi e ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar në fitoren 2-1 të Fenerbahces kundër Denizlispor.

25-vjeçari shënoi për 2-0 në minutën e 62-të, derisa golin tjetër e kishte shënuar Tolga Cigerci në minutën e 39-të.

Ky është goli i katërt për Muriqin këtë edicion në tetë paraqitje, ka dhuruar edhe një asist.

(Kosova Sot Online)