Solskajer ka vetëm fjalë të mira për djemoshat e tij

  • 20 October 2019 - 23:21
Solskajer ka vetëm fjalë të mira për djemoshat e tij

Edhe pse Manchester Unitedi lëshoi dy pikë nga duart, duke pranuar gol në minutën e 85-të – Solsljaer është i lumtur me paraqitjen e “Djajve të Kuq”.

“Liverpooli është skuadër e mirë dhe na shtyu prapa, por nuk u duk se krijuan shumë raste”, tha Solskjaer.

“Dukej sikur ne mund të kishim shënuar një gol të dytë. Ai krosim duhej të ishte bllokuar ose larguar. Këto gjëra ndodhin kundër ekipeve të mëdha dhe të kushtojnë, neve na kushtoi me 2 pikë”.

Trajneri i Manchester United gjithashtu lavdëroi punën e trajnerit, Martin Atkinson.

“Duhet lavdëruar edhe gjyqtari, lejoi që të zhvillohet ndeshja. Sot ishim në anën e duhur të vendimeve të VAR. Nuk ishte sikur të mos mund të prekje askënd. Gjyqtari ishte njeriu i ndeshjes”.

“Mendoj se bëmë paraqitje të mirë dhe këtë e vërteton më së miri edhe fakti se një skuadër si Liverpooli e detyruam të ndërrojë taktikën, kjo tregon se po bëjmë punë të mirë”.

Ndër të tjera Solskjaer foli edhe për Rashford dhe James. Ai lavdëroi dyshen e sulmit dhe mendon se kundër Liverpoolit, që të dy bën paraqitjet më të mira deri më tani këtë sezon. 


(Kosova Sot Online)