Emery: Arsenali do të arrijë diçka të rëndësishme këtë sezon

  • 21 October 2019 - 11:31
Emery: Arsenali do të arrijë diçka të rëndësishme këtë sezon

Unai Emery beson se Arsenali mund të arrijë diçka të rëndësishme këtë sezon, duke sugjeruar se skuadra e udhëhequr nga ai do të përfundojë të paktën në top katërshe në Premierligë.

Topçinjtë e kanë humbur vetëm një ndeshje deri tani këtë sezon në ligë dhe mund ta rimarrin pozitën e tretë në renditje nëse e mposhtin Sheffield Unitedin sonte në mbrëmje.

E udhëhequr nga trajneri spanjoll Emery, Arsenali po bën mirë edhe në dy garat e tjera, Carabao Cup dhe Europa League.

Arsenali humbi ndaj Chelsea në finale të Europa League sezonin e kaluar dhe përfundoi në pozitën e pestë në Premierligë, por Emery mendon se skuadra e tij tani do të arrijë dicka më të rëndësishme, pas bisedimeve të përditshme me shefin e futbollit në klub, Raul Sanllehi dhe drejtorin teknik, Edu.

“Po bisedoj me Raul, Edu dhe lojtarët çdo ditë. Puna jonë është më e rëndësishme se fjalët tona dhe tani jam vërtet i lumtur në klub”, tha Emery.

“Jam i lumtur me lojtarë. Në dy, tri, katër javët e fundit, çdo lojtarë po punon shumë mirë, përfshirë Mesut Ozilin”, shtoi ai.

“Prandaj ne mund të jemi pozitivë  dhe mendoj se do të arrijmë diçka të rëndësishme këtë vit”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)