Zidane, nën presion të spekulimeve për Mourinhon

  • 21 October 2019 - 13:09
Zidane, nën presion të spekulimeve për Mourinhon

Real Madridi po konsideron t’ia japë edhe një shans trajnerit portugez. Prandaj, trajneri aktual, Zinedine Zidane po ndihet nën presion, mbi të gjitha pas humbjes nga Mallorca.

Karrigia e Zinedine Zidanet në krye të shtabit teknik të Real Madridit është duke u lëkundur.

Mbi të gjitha pas humbjes nga Mallorca, 0:1, kanë nisur të shtohen zërat se “Los Blancos” ia kanë vënë syrin Jose Mourinhos, të cilin duan ta rikthejnë në “Santiago Bernabeu, që nënkupton se trajneri francez do të shkarkohet.

Një humbje eventuale në mesjavë nga Galatasaray në Ligën e Kampionëve mund ta mbyllë eksperiencën e dytë të Zidane në Madrid.

Ndërkohë, presidenti Florentino Perez e ka në “pjatë” alternativën, respektivisht rikthimin e “Special One”. 

(Kosova Sot Online)