PSG, ende i vendosur për Donnarumman

  • 21 October 2019 - 13:21
PSG, ende i vendosur për Donnarumman

Gjiganti francez do ta nisë verën e ardhshme një tjetër ofanzivë për portierin italian të Milanit

Paris Saint-Germain mbetet i interesuar për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, Calciomercato.

Kampioni i Ligue 1 e mori gjatë verës portierin e Real Madridit, Keylor Navas, mirëpo objektivi më i madh i PSG-së është portieri italian.

20 vjeçari është njëri prej portierëve më të mirë në botë dhe një ofertë e majme mund t’i bind Kuqezinjtë që ta shesin atë.

Donnarumma kërkohet edhe nga klubet angleze dhe ato spanjolle, ndërsa një kohë atë e donte edhe Juventusi. 

(Kosova Sot Online)