Shefi i referimit në Itali tregon se a shkaktoi apo jo penallti De Ligt kundër Bologna

  • 21 October 2019 - 14:53
Shefi i referimit në Itali tregon se a shkaktoi apo jo penallti De Ligt kundër Bologna

Prekja e topit me dorë nga Matthijs de Ligt i Juventusit kundër Bologna nuk mund të jetë penallti asnjëherë, sipas presidentit të Shoqatës së Gjyqtarëve të Italisë, Marcello Nicchi, i cili u ka bërë thirrje tifozëve të mos shkojnë fare në stadiume për t’i parë ndeshjes nëse mendojnë ndryshe nga ai.

Rasti i De Ligt shkaktoi polemika të shumta pas fitores së Juventusit 2:1 kundër Bologna të dielën, pasi prekja e qartë e topit me dorë nga ana e tij kapërceu pa u ndëshkuar.

Por, Nicchi ka këmbëngulur se gjyqtari i ndeshjes dhe gjyqtarët në dhomën e VAR-it, iu përmbajtën rregullave në mënyrë të drejtë në këtë rast.

“Sipas rregullores, ajo nuk mund të jetë penallti asnjëherë”, tha Nicchi për Radio Anchi’io Sport.

“Rregullat janë të qarta. Dua që tifozët t’i kuptojnë rregullat dhe kur janë në stadium, t’i pranojnë rregullat dhe vendimet”, shtoi ai.

“Kushdo që mendon se rregullat aplikohen në bazë të fanellës, nuk duhet të vijnë për t’i parë ndeshjet. Gjyqtarët po punojnë mirë, po i aplikojnë rregullat”, këmbënguli ai.

(Kosova Sot Online)