Ronaldo kopjon Messin kur pyetet për “Topin e Artë”

  • 21 October 2019 - 16:15
Ronaldo kopjon Messin kur pyetet për “Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo është shfaqur në konferencë për media një ditë para ndeshjes që Juventusi do ta zhvillojë me Lokomotivën e Moskës në UEFA Champions League.

34-vjeçari është pyetur për “Topin e Artë” dhe për herë të parë pas një kohe, duket se për të më me rëndësi janë çmimet ekipore se sa ato individuale, derisa sa ishte në Real Madridit interesohej gjithmonë për ato individuale.

Lionel Messi vazhdimisht ka përsëritur se dëshiron çmimi ekipore sepse kur një lojtar arrin ato, atëherë ka mundësi të fitojë gjithçka tjetër – ashtu mendon edhe Cris.

“Më mirë ta fitoni Championsin apo ‘Topin e Artë’? Çmimet individuale nuk janë më të rëndësishme, por ato ekipore. Nuk kam çfarë të flas për Topin e Artë; çmimet vijnë nëse i gjithë ekipi ka sukses”, tha Ronaldo.

Ronaldo, Messi dhe Van Dijk janë favoritët kryesor për të rrëmbyer Topin e Artë për vitin 2019.

(Kosova Sot Online)