Ronaldo: Të fitojmë gjithçka, është e komplikuar, por...

  • 21 October 2019 - 16:42
Ronaldo: Të fitojmë gjithçka, është e komplikuar, por...

Ronaldo synon ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin. Ai numëron 5 trofe të UEFA Champions League në karrierë – një me Manchester United dhe 4 me Real Madrid.

Cristiano Ronaldo doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Lokomotivën e Moskës në Champions League.

Ai lavdëroi punën që po bën Sarri, i cili zëvendësoi Allegrin dhe konfirmoi se këtë sezon do të luftojnë për çdo trofe të mundshëm, në veçanti Champions Leaguen.

“Objektivi? Duam të fitojmë gjithçka, është e komplikuar, por mund t’ia dalim”.

Championsin apo ‘Topin e Artë’: “Çmimet individuale nuk janë më të rëndësishme, por ato ekipore. Nuk kam çfarë të flas për Topin e Artë; çmimet vijnë nëse i gjithë ekipi ka sukses”.

Shpresa e “Zonjës së Vjetër” për të fituar Champions është te Ronaldo.

34-vjeçari aktualisht është golashënuesi më I mirë në histori me 127 gola.

Në sezonin 2019/20 ai ka shënuar vetëm një gol, kurse edicionin e kaluar realizoi gjashtë herë në Champions.


(Kosova Sot Online)