Më në fund Giroud e merr dritën e gjelbër

  • 21 October 2019 - 17:03
Më në fund Giroud e merr dritën e gjelbër

Sulmuesi francez e ka paralajmëruar largimin nga Londra nëse nuk ka hapësira të mjaftueshme në Chelsea

Olivier Giroud e ka marrë dritën e gjelbër nga trajneri Frank Lampard për t’u larguar nga Chelsea gjatë janarit.

Sulmuesi francez ka thënë se nuk e pranon rolin e rezervistit në “Stamford Bridge”, duke e paralajmëruar kështu largimin nga Londra.

Lampard është fokusuar më shumë tek lojtarët e rinj si Tammy Abraham, ndërsa Giroud ka përfunduar në bankinë, njëjtë si në kohën kur luante në Arsenal.

Prandaj, legjenda e klubit londinez i ka sugjeruar francezit të largohet nëse dëshiron të luajë më shumë në një ekip tjetër, duke mos i garantuar se do të luajë në vazhdimësi me “Blues”.

(Kosova Sot Online)