Rodriguezin e do Dortmundi

  • 21 October 2019 - 17:21
Rodriguezin e do Dortmundi

Mbrojtësi i majtë zviceran nuk po ka hapësira tek “Rossoneri” dhe mund të largohet gjatë janarit

Borussia Dortmund ia ka vënë syrin mbrojtësit të majtë të Milanit, Ricardo Rodriguez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi ESPN.

Gjiganti gjerman po shpreson ta rikthejë përfaqësuesin zviceran në Bundesliga gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rodriguez nuk po ka hapësira tek Rossoneri këtë sezon pasi pozitën e tij po e mbulon përforcimi Theo Hernandez.

Rodriguez në të kaluarën kishte luajtur për 5 vjet në Gjermani, me ekipin Wolfsburg.

(Kosova Sot Online)