Zbulohen disa nga emrat për “Topin e Artë”

  • 21 October 2019 - 18:33
Zbulohen disa nga emrat për “Topin e Artë”

Janë zbardhur edhe 5 emra tjerë nga “France Football” me 30 kandidatët për “Topin e Artë” që do të kompletohet deri në orën 20:00. De Jong, Aguero, Mane, Tadic dhe Lloris ishin të parët, tani janë edhe Arnold, Van de Beek, Aubameyang, Ter Stegen dhe Mbappe.

Revista prestigjioze franceze “France Football” ka nisur publikimin e listës me 30 kandidatët e mundshëm për “Topin e Artë” për vitin 2019, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që do ta vazhdojnë rivalitetin për çmimin më prestigjioz individual për futbollistë.

France Football do ta zbardhë listën zyrtare me 30 finalistët për “Topin e Artë” gradualisht duke filluar nga ora 17:30 deri në orën 20:00.

Tashmë janë zbardhur 10 emrat e parë në listën e “France Football” që do të kompletohet deri në orën 20:00.

Sadio Mane (Liverpool), Sergio Aguero (Manchester City), Frenkie De Jong (Barcelona), Hugo Lloris (Tottenham) dhe Dusan Tadic (Ajax), ishin 5 të nominuarit e parë për Topin e Artë për vitin 2019, derisa 5 të tjerët janë: Trent Alexander Arnold (Liverpool), Donny Van De Beek (Ajax), Pierre Emerick-Aubameyang (Arsenal), Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona).


(Kosova Sot Online)