Zidane: “Dua të jem në Madrid përgjithmonë"

  • 21 October 2019 - 18:48
Zidane: “Dua të jem në Madrid përgjithmonë

Zinedine Zidane është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes në Champions League që Real Madridi do ta zhvillojë të martën mbrëma me Galatasarayn.

Trajneri i Los Blancos është pyetur vazhdimisht për shkarkimin e tij dhe rikthimin e mundshëm të Jose Mourinhos.

Zidane ka dhënë sinjale se dëshiron të jetë gjithmonë në klubin ku vazhdimisht ka përsëritur se i ka dhënë gjithçka, por në fund – dikush tjetër vendos të qëndrojë apo të largohet.

“A do të luani për postin tuaj? Nuk e di, mos më pyesni mua. Dua të jem këtu përgjithmonë. Situatën tashmë e dimë të gjithë. Pyetini të tjerët”, u përgjigj Zidane.

Ndër të tjera, Zidane e konfirmoi se është i mërzitur që vazhdon të vihet në pikëpyetje emri i tij pas gjithë asaj që ka bërë për dy vite e gjysmë me Madridin.

(Kosova Sot Online)