Erdhi radha për Lionel Messin

  • 21 October 2019 - 22:37
Erdhi radha për Lionel Messin

Janë zbardhur edhe 5 emra tjerë nga “France Football” për “Topin e Artë”. Lista me 30 kandidatë do të kompletohet pas pak. Messi, Mahrez, De Bruyne, Koulibaly dhe Griezmann janë të nominuarit e radhës.

Revista prestigjioze franceze “France Football” është afër të kompletojë listën me 30 kandidatët e mundshëm për “Topin e Artë” për vitin 2019, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që do ta vazhdojnë rivalitetin për çmimin më prestigjioz individual për futbollistë.

“France Football” deri më tani 25 emra që do të luftojnë për Topin e Artë.

Të nominuarit e radhës janë” Lionel Messi, Riyad Mahrez, Kevin de Bruyne, Kalidou Koulibaly dhe Antoine Griezmann.

(Kosova Sot Online)