Sheffield ia shkakton një tjetër humbje Arsenalit

  • 21 October 2019 - 23:00
Sheffield ia shkakton një tjetër humbje Arsenalit

Sheffield United e ka mposhtur 1-0 Arsenalin në stadiumin “Bramall Lane”.

Sheffield United ia ka shkaktuar humbjen e dytë Arsenalit në Premierligë këtë edicion, duke e mposhtur me rezultat minimal, 1-0.

Pas disa rasteve të mira të humbura në fillim të ndeshjes, “Topçinjtë” u ndëshkuan në minutën e 30-të. Lys Mousset shënoi për t’i shokuar mysafirët.

Më pas, Arsenal u mundua me të gjitha forcat të gjejë fillimisht golin e barazimit.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim, Granit Xhaka ishte shumë afër që të barazonte shifrat në 1-1.

Ai goditi fuqishëm nga distanca, por Dean Henderson ia mohoi një gol të bukur, që do të ishte ndoshta në mesin e më të mirëve këtë sezon.

Në pjesën e dytë, ku Xhaka luajti vetëm deri në minutën e 69-të, Arsenali u mundua që të bëjë diçka më shumë, në të njëjtën kohë duke rrezikuar me kundërsulmet  e Sheffield United, por deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, Mike Dean, nuk ndryshoi më asgjë.

Kështu, kjo është humbja e dytë e Arsenalit këtë edicion dhe zbret në pozitën e pestë me 15 pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)