Evra godet Arsenalin: Ishin foshnje para 10 vjetësh, ende janë të tillë

  • 22 October 2019 - 08:53
Evra godet Arsenalin: Ishin foshnje para 10 vjetësh, ende janë të tillë

Patrice Evra e ka kritikuar ashpër Arsenalit pas disfatës kundër Sheffield Unitedit, duke thënë se ata janë të dobët dhe se asgjë nuk ka ndryshuar te ta që kur ai ishte lojtar i Manchester Unitedit para një dekade.

“Topçinjtë” u mposhtën me rezultat 1:0 në Bramall Lane të hënën, fitorja e tyre e dhjetë si mysafir në 24 ndeshje të zhvilluara si mysafir që kur Unai Emery u emërua trajner i skuadrës.

Skuadra ka arritur ta mbajë portën e paprekur vetëm në dy ndeshje gjatë kësaj periudhe, duke nxitur kështu kritika ndaj mentalitetit dhe paraqitjeve të klubit londinez jashtë stadiumit “Emirates”.

Kjo shpeshherë ka qenë akuza ndaj skuadrës së Arsenalit gjatë periudhës së fundit të Arsene Wenger si trajner në klub, mirëpo tifozët kishin shpresuar se kjo situatë do të ndryshonte me ardhjen e Unai Emeryt.

Megjithatë, Evra thotë se ai gjithmonë kishte vetëbesim se do të fitonte kur luante kundër Arsenalit dhe thotë se ende s’ka ndryshuar pothuajse asgjë që kur francezi u largua, para dy vjetëve.

“Sheffieldi e meritoi fitoren, por unë s’jam i befasuar për Arsenalin. Kisha thënë para ndeshjes se ata duhet të sigurohen që nuk bien në kurth”, u shpreh Evra në një intervistë të dhënë në Sky Sports.

“Unë i quaja foshnje para dhjetë vjetëve dhe ata ende duken të tillë kur i shikoj. Kjo është e vërteta dhe unë nuk po tregohen i pasjellshëm duke thënë kështu. Unë thjesht ndihem kështu për këtë skuadër”.

“Ata duken mirë, por nuk janë skuadër që fiton, atyre thjesht u pëlqen të luajnë futboll. Isha shumë i lumtur gjatë karrierës kur luaja kundër Arsenalit sepse e dija që do të fitonim”.

“Edhe kur Robin Van Persie erdhi te ne, në ditën e parë i thashë: “Mirësevjen në klub burrash”. Në fillim, ai ishte i mërzitur, por pas një muaji më tha: “Ke plotësisht të drejtë, Patrice”. Ky është mendimi im ende”.

(Kosova sot Online)