Tronditëse: Ky është momenti kur goditja e fuqishme e Wilderit ia lakoi atij shufrën metalike në dorë

  • 22 October 2019 - 09:00
Tronditëse: Ky është momenti kur goditja e fuqishme e Wilderit ia lakoi atij shufrën metalike në dorë

Deontay Wilder e dëshmoi se sa të fuqishme i ka grushtet kur e nokautoi me grushtin e djathtë Bermane Stivernen. Goditja e tij kishte qenë aq e fuqishme saqë ia kishte lakuar atij shufrën metalike që e ka brenda në dorën e bërë operacion.

ëThe Bronze Bomberë ishte përballur në ring me Bermae Stiverne për titullin e kampionit të WBC-së në vitin 2015, kur kishte arritur ta fitojë këtë titull.

Ajo përballje me Stivernen, që ishte meëi i 33-të personal i Wilderit në karrierën si profesionist, ishte hera e parë që ai i shkoi deri në fund një gare dhe arriti të shpallet kampion.

Megjithatë, titulli i kampionit, që e ka mbrojtur nëntë herë që nga atëherë, nuk është e vetmja gjë që i ka mbetur në mendje Wilderit, pasi që ai së fundi e ka kujtuar edhe dorën e thyer të tij në atë përballje.

Ai e kishte thyer dorën më parë dhe ishte bërë operacion për ta riparuar atë, gjë që mund të realizohej vetëm përmes futjes së një shufre metalike në dorën e tij.Kur u pyet se a i ishte lakuar shufra metalike në dorën e tij gjatë atij meëi, ai u përgjigj: është e vërtetë. Diku në rundin e tretë apo të katërtë.

ëE kuptova këtë sepse mu mpi dora. E dita menjëherë se ku qëndronte problemi sepse më kishte ndodhur edhe më parë. Me goditjen e parë pastaj e nokautova, kështu që nuk pata nevojë ta duroj atë deri në fund të meëitë.

(Kosova Sot Online )