Formacionet e mundshme: Juventus – Lokomotiva e Moskës

  • 22 October 2019 - 09:43
Formacionet e mundshme: Juventus – Lokomotiva e Moskës

Juventusi sonte do të përballet me Lokomotivën e Moskës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër do ta pres skuadrën rus në ‘Allianz Stadium’ në ndeshjen që filloi nga ora 21:00. Në këtë takim, kampioni i Serie A-së do të të jetë pa Giorgio Chiellinin që është i lënduar, ndërsa në dilemë janë Douglas Costa, Mattia De Scigilio, Mattias Perin, Marko Pjaca dhe Aaron Ramsey, që kanë probleme me lëndime. Në anën tjetër, Lokomotiva do t’i ketë disa mungesa si, Luka Djordjevic, Jefferson Farfan, Anton Miranchuk, Maciej Rybus, Fedor Smolov dhe Rifat Zhemaletdinov, që janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro; Matuidi, Pjanic, Khedira; Ronaldo, Higuain, Bernardeschi.

Formacioni i mundshëm i Lokomotivës: Guilherme; Ignatyev, Howedes, Corluka, Rybus; Mario, Krychowiak, Murilo, Barinov, Zhemaletdinov; Smolov. 

(Kosova Sot Online )