Zidane largohet nëse Reali humb sonte nga Galatasaray

  • 22 October 2019 - 13:44
Zidane largohet nëse Reali humb sonte nga Galatasaray

Zinedine Zidane do t’i japë fund eksperiencës së dytë tek Real Madridi nëse “Los Blancos” humbin sonte nga Galatasaray në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane mund të shkarkohet sonte nëse Real Madridi mposhtet nga Galatasaray në ndeshjen që do ta zhvillojë në Stamboll.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Marca.

“Los Blancos” e kanë nisur në mënyrë dëshpëruese sezonin e ri në La Liga, përkundër faktit se gjenden në pozitën e dytë.

Sidoqoftë, gjërat për ta do të përkeqësoheshin nëse pësojnë humbje sonte në Turqi.

Reali e ka në opsion rikthimin e Jose Mourinhos në rast se e shkarkon Zidanen.

Trajneri francez e kishte fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe më pas ishte larguar, për t’u rikthyer pas një periudhe të shkurtër.

(Kosova Sot Online)