IPKO Superliga në mesjavë, kampioni sfidohet në Vushtrri

  • 22 October 2019 - 14:05
IPKO Superliga në mesjavë, kampioni sfidohet në Vushtrri

Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Feronikelit do ta hapë sot xhiron e 11-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Tri ndeshje të tjera do të luhen të mërkurën e dy të tjera të enjten

IPKO Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të.

Kjo xhiro do të hapet sot me ndeshjen ndërmjet Vushtrrisë dhe Feronikelit.

Natyrisht, kampioni aktual shihet si favorit ndaj vushtrriasve të pafuqishëm këtë edicion.

Të mërkurën do të zhvillohen tri ndeshje të tjera të kësaj xhiroje, kurse të enjten dy të tjera.

Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj jave do të jetë ai në mes të Prishtinës dhe Dritës, por interesant pritet të jetë edhe dueli në mes të Gjilanit dhe Llapit. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e 11-të

E martë

14:00 Vushtrria – Feronikeli

E mërkurë

14:00 Gjilani – Llapi

14:00 Trepça ’89 – Ferizaj

14:00 Drenica – Dukagjini

E enjte

14:00 Prishtina – Drita

14:00 Ballkani – Flamurtari

(Kosova Sot Online)