Liga Ballkanike sjell derbin kosovar

  • 22 October 2019 - 14:58
Liga Ballkanike sjell derbin kosovar

Sot me ndeshjen ndërmjet Vllaznisë dhe Ibër Rozhajës nis edicioni i 12-të i Ligës Ballkanike. Të mërkurën nga ora 19:00 do të zhvillohet derbi kosovar mes Pejës dhe Rahovecit.

Verdhezinjtë rikthehen në Ligën Ballkanike, pas një mungese 2-vjeçare, derisa ky është edicioni i parë i Vreshtarëve në këtë ligë.

Ndeshja në “Karagaçi” pritet të jetë shumë interesante, ku pejanët pas rikthimit në Superligë, janë rikthyer edhe në BIBL, derisa rahovecasit do të mundohen të kenë një paraqitje sa më të mirë në pjesëmarrjen e tyre të parë, me shpresë se do të arrijnë të triumfojnë në këtë ligë.

Më herët pjesë e kësaj lige ishin edhe Sigal Prishtina, Bashkimi e Trepça. Suksesin më të madh e ka Prishtina që ka triumfuar dy herë në këtë garë.

Peja dhe Rahoveci ballafaqohen për herë të parë në këtë edicion. Në Superligë, Verdhezinjtë kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse Vreshtarët katër fitore dhe një humbje.

(Kosova Sot Online)