Drejtori i Man Unitedit: Duhet ta fitojmë Premierligën

  • 22 October 2019 - 15:04
Drejtori i Man Unitedit: Duhet ta fitojmë Premierligën

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, thotë se “Djajtë e kuq” duhet ta fitojnë trofeun e Premierligës dhe beson se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund t’i arrijë këto pritshmëri, përkundër formës së dobët që e kanë shfaqur së fundi.

Që kur u shpall kampion i Anglisë për herë të 20-të në histori në vitin e fundit të Sir Alex Fergusonit në pozitën e trajnerit, Manchester Unitedi ka rënë nga majat e futbollit evropian, por edhe anglez.

Trajnerë të dëshmuar më parë, si Jose Mourinho, Louis Van Gaal dhe David Moyes nuk i arritën pritshmëritë e tifozëve, duke fituar ndonjë trofe gjatë periudhës së tyre, por duke mos i arritur sukseset e dëshiruara nga “Djajtë e kuq”.

Ole Gunnar Solskjaer, i cili shijoi sukses të konsiderueshëm me klubin kur ishte futbollist, është për momentin përgjegjësi për ta kthyer lavdinë në “Old Trafford”. Ai ka theksuar disa herë se klubi është duke punuar për të ardhmen dhe tani Woodward ka bërë të ditur se klubi e ka synim titullin e Premierligës.

“Ne duhet ta fitojmë Premierligën. Unë e shoh Premierligës si fokusin tonë, ky është testi më i madh për ne. Të duhet fat për të pasur sukses në Ligën e Kampionëve, mirëpo ne duhet ta fitojmë Premierligën”, ka thënë Woodward.

“Ne duhet të kemi sukses në aspektin komercial për të pasur sukses në fushë. Ne gjithashtu duhet t’i shpenzojmë paratë që i fitojmë në mënyrë më stabile sesa që kemi bërë gjatë kohës së fundit. Por, tani jemi shumë më mirë në aspektin e rekrutimeve”.

“Unë i kuptoj kritikat, janë pjesë e punës tonë. Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundur për ta fituar Premierligës. Ne nuk do të kemi sukses derisa ta arrijmë këtë qëllim. Nuk është sukses të jesh i dyti – duhet ta fitojmë Premierligën”.

Manchester Unitedi tani e gjen veten në një situatë të vështirë në tabelës e Premierligës, duke u radhitur me vetëm dy pikë larg zonës së rrezikut, pasi që i kanë fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e zhvilluara. 

(Kosova Sot Online)