Ibrahimoviç e do rikthimin në Serie A

  • 22 October 2019 - 15:20
Ibrahimoviç e do rikthimin në Serie A

Sulmuesi suedez i ka dhënë fund eksperiencës në futbollin amerikan me ekipin Los Angeles Galaxy

Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur përfundimisht të rikthehet në futbollin evropian.

Sulmuesi suedez e pati një eksperiencë pozitive në futbollin amerikan duke luajtur me sukses në ekipin Los Angeles Galaxy.

Mirëpo, veterani i sulmit, pasi i shënoi 30 gola këtë sezon në MLS, po planifikon të rikthehet në Kontinentin e Vjetër gjatë janarit.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se Ibra e do rikthimin në Serie A, ku e duan Interi dhe Napoli.

Mirëpo, në garë për ta rikthyer Zlatanin mund të futet edhe Milani.

Mirëpo, Ibrahimovic mund të rikthehet edhe në Manchester United.

Në të kaluarën, Ibra kishte luajtur në ekipet si Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

(Kosova Sot Online)