Vritet ish-kampioni i shumëfishtë

  • 22 October 2019 - 15:52
Vritet ish-kampioni i shumëfishtë

Sot në Zenicë është vrarë ish-kampioni i shumëfishtë i Bosnje e Hercegovinës, Ballkanit dhe Evropës, nënkampioni botëror në kik-boks, 33 cjeçari Dzemal Mahmic.

Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e tij.

Kjo është hera e dytë që bëhet atentat ndaj Mahmicit, por kësaj radhe të shtënat rafalë ishin fatale.

Mahmic ka qenë kampion i shumëfishtë i Bosnje e Hercegovinës, Ballkanit dhe Evropës në kik – boks, ndërsa ka qenë edhe kampion i Bosnje Hercegovinës në boks.

Në vitin 2001 ai u plagos rëndë në një rrëmujë të krijuar në Zenicë, por arriti t’u mbijetojë plagëve.

Mahmic pas vetes ka lënë një fëmijë dhe gruan shtatzënë.

(Kosova Sot Online)