Ronaldo synon rekord tjetër sonte

  • 22 October 2019 - 16:45
Ronaldo synon rekord tjetër sonte

Cristiano Ronaldo mund ta vendosë një rekord tjetër sonte, nëse shënon gol kundër Lokomotiv Moscow në një ndeshje të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Nëse ia del të shënojë, Ronaldo do ta kalojë Raulin si lojtari i vetëm që ka shënuar kundër 34 klubeve të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Juventusi është nikoqir i Lokomotiv Moscow në Allianz Stadium në Torino, në një ndeshje që nis në orën 21:00.

Deri tani, Ronaldo dhe Raul kanë shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Megjithatë, Lokomotiv Moscow është ndër klubet e pakta ndaj të cilave nuk ka shënuar ende Ronaldo.


(Kosova Sot Online)