Neymar: Me Mbappen është ndryshe...

  • 22 October 2019 - 18:30
Neymar: Me Mbappen është ndryshe...

Neymar ka këmbëngulur se ndihet i lumtur në Paris Saint-Germain pas ardhjes së bashkëlojtarëve të rinj, siç i quan, argëtues, në klub gjatë verës.

Përfaqësuesi i Brazilit u përpoq gjatë verës ta detyrojë klubin ta kthejë në Barcelonë pas një kohe turbulente kah fundi i sezonit të kaluar.

Bisedimet mes klubeve dështuan, duke e lënë Neymarin në një pozitë të pasigurt në Parc des Princes.

Por ai këmbëngul se gjendja është shumë e mirë tani, pjesërisht falë lojtarëve të rinj që kanë ardhur në kryeqytetin francez, bashkë me mikun e tij të ngushtë Kylian Mbappe.

Mauri Icardi, Pablo Sarabia. Ander Herrera dhe të tjerë iu bashkuan PSG-së në verë.

“Atmosfera gjithmonë ka qenë e mirë. Këtë vit kemi më shumë njerëz me të cilët është e lehtë të bisedosh dhe të kalosh mirë. Ardhjet e reja janë argëtuese, janë të përqendruar dhe janë lojtarë të mirë”, tha Neymar.

“Me Mbappen është ndryshe. Ai është djalosh i jashtëzakonshëm, është gazmor, i lumtur. Pa e përmendur futbollin e tij, që është madhështor. Më të kaloj shumë mirë në fushë dhe jashtë saj”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)