Renditja në grupet e Ligës së Kampionëve, pas ndeshjeve të së martës

  • 22 October 2019 - 23:27
Renditja në grupet e Ligës së Kampionëve, pas ndeshjeve të së martës

Real Madridi e ka shënuar fitoren e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve, pasi e mundi 1:0 Galatasarayn në Turqi, ndërkohë që Juventusi fitoi me rikthim 2:1 kundër Lokomotiv Moscow në Torino.

Tottenham e shkatërroi Crvena Zvezdën 5:0, Manchester City triumfoi lehtësisht 5:1 kundër Atalantas, Bayern Munich e vazhdoi formën fantastike në Champions duke e mundur klubin grek Olympiacos 3:2 në udhëtim.

Renditja në katër grupet e para ka ndryshuar pas ndeshjeve të rrethit të tretë, që u zhvilluan sonte.


(Kosova Sot Online)