Mandzkukic pranon t’i përgjysmohet paga, e do transferimin në Man United

  • 23 October 2019 - 10:34
Mandzkukic pranon t’i përgjysmohet paga, e do transferimin në Man United

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, raportohet se i ka ulur dukshëm kërkesat e tij për pagë vetëm për ta siguruar transferimin në Manchester United. Tani ai besohet se do të pranonte pagë prej 170 mijë eurosh në javë.

E përditshmja angleze, The Sun, raporton se Mario Mandzukic e dëshiron aq shumë transferimin në Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, saqë është i gatshëm të fitojë vetëm vetëm gjysmën e pagës që e ka tani në Juventus, 347 mijë euro në javë.

“Përfaqësuesit e tij kanë qenë në kontakt me klubin dhe janë të gatshëm t’i ndryshojnë kërkesat e veta”, ka bërë të ditur një burim anonim për The Sun.

“Do të ketë edhe bonuse të tjera të përfshira në marrëveshje. Duket si një marrëveshje që ka mundësi të arrihet tani”.

“Ole ka qenë tifoz i tij që një kohë të gjatë dhe ai është një person që ne e kemi dashur që shumë vite”.

“Përvoja e tij mund të rezultojë vendimtare për lojtarët e rinj në skuadër. Ai është gjithashtu një golashënues i dëshmuar”.

Kroati Mario Mandzukic kishte qenë afër transferimit në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës,  mirëpo drejtuesit e klubit anglez në fund vendosën të mos e blejnë 33-vjeçarin për shkak të moshës së tij.

Megjithatë, vendimi i tyre për ta shitur Romelu Lukakun në Inter dhe për të mos e zëvendësuar atë e ka lënë skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer me probleme në fazën e sulmit, veçanërisht pas lëndimit të Anthony Martialit dhe Marcus Rashfordit. 

(Kosova Sot Online)