Pse u shty El Clasico dhe kur do të zhvillohet derbi spanjoll

  • 23 October 2019 - 13:33
Pse u shty El Clasico dhe kur do të zhvillohet derbi spanjoll

El Clasico është njëra ndër ndeshjet më të mëdha në botën e futbollit, pasi që në të përballen dy rivalët më të mëdhenj të Spanjës, Barcelona dhe Real Madridi. E përderisa futbolli është i veçantë, ai nuk ekziston brenda një vakumi, veçanërisht jo në Spanjë.

El Clasico e parë e këtij sezoni ishte planifikuar të zhvillohet në tetor të vitit 2019, mirëpo tensionet politike në Spanjë kanë çuar në shtyrjen e kësaj ndeshjeje, duke shkaktuar dhimbje koke për autoritetet e futbollit në vend.

Por, çfarë saktësisht është duke ndodhur në Barcelonë dhe pse u ndikua El Clasico nga ato ngjarje?

Pse u shty El Clasico?

El Clasico e parë e sezonit u shty nga Federata e Futbollit e Spanjës për shkak të shqetësimeve për siguri. Fillimisht ishte planifikuar të ndeshja të zhvillohet më 26 tetor.

Demonstrata masive kanë qenë duke u zhvilluar në Katalonjë, në shenjë proteste kundër vendimit të autoriteteve spanjolle për t’i burgosur nëntë liderë të lëvizjes katalonase për pavarësim nga Spanja.

Një protestë ishte planifikuar të zhvillohet në Barcelonë më 26 tetor, datën e njëjtë kur supozohej të zhvillohet takimi mes Barcelonës dhe Real Madridit në stadiumin Camp Nou. 

Nëntë personat e burgosur u shpallën fajtorë për “rebelim, kryengritje” ndaj shtetit të Spanjës. Ata, të gjithë bashkë, janë dënuar gjithsej me më shumë se 100 vjet burg.

Pas kësaj, situata është përkeqësuar në Spanjë për shkak të përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Për shkak të kësaj situate të tensionuar, autoritetet përgjegjëse për futboll frikësoheshin se El Clasico mund të përdoren për protesta politike.

Protestuesit e zunë edhe aeroportin ndërkombëtar të Barcelonës, duke shkaktuar çrregullim të shumë vijave ajrore dhe një numër i hapësirave publike janë mbyllur pasi që protestuesit e kanë përgatitur një grevë të përgjithshme.

Kështu që nuk është habitëse që Federata e Futbollit e Spanjës dhe La Liga vendosën ta shtyjnë këtë ndeshje për një datë tjetër, pasi propozimi fillestar që të ndryshohej rendi – kjo ndeshje të zhvillohej në Santiago Bernabeu e ajo kthyese në Camp Nou – u kundërshtua nga dy klubet.

Image

Kur do të zhvillohet El Clasico?

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit tani do të zhvillohet më 18 dhjetor në stadiumin “Camp Nou”, pasi që autoritetet e futbollit besojnë se tensionet do të shuhen deri ën atë datë.

Çka është lëvizja katalonase për pavarësim?

Lëvizja katalonase për pavarësim është një lëvizje politike e cila kërkon dhe shtyn që Katalonja të pavarësohet nga kontrolli administrativ i Spanjës.

Përderisa rrënjët e kësaj lëvizjeje filluan në fillim të shekullit të 20-të, nocioni i ndarjes së Katalonjës daton qysh më parë.

Megjithatë, kjo lëvizje fitoi mbështetje më të madhe në shekullin e 21-të dhe qeveria e regjionit e mbajti një referendum për këtë çështje në vitin 2017, në kundërshtim me qeverinë spanjolle.

Ai referendum, rezultati i së cilit tregoi se qytetasit katalonas e duan pavarësimin nga Spanja, u shtyp nga forcat spanjolle dhe kjo nxiti që situata të bëhet e dhunshme.

Personat që e drejtuan tentimin e Katalonjës për t’u pavarësuar u sollën para gjyqit nga qeveria spanjolle në vitin 2019. Nëntë prej tyre u dënuan me burgim nga nëntë deri në 13 vjet.

Image

(Kosova Sot Online)