Gjilani – Llapi, derbi i sotëm në IPKO Superligë

  • 23 October 2019 - 13:36
Gjilani – Llapi, derbi i sotëm në IPKO Superligë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 11-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Loja kryesore do të jetë ajo në mes të Gjilanit dhe Llapit.

IPKO Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me tri ndeshjet e sotme, në kuadër të xhiros së 11-të.

Pa dyshim, loja kryesore e sotme do të jetë ajo në mes të Gjilanit dhe Llapit.

Gjilanasit e kanë nisur mjaft mirë sezonin dhe gjenden në krye të tabelës, së bashku me rivalin e qytetit, Drita.

Ata i hyjnë kësaj loje të motivuar pas fitores së madhe në Drenas ndaj Feronikelit.

Nga ana tjetër, llapjanët gjenden në pozitën e tretë dhe do të shkojnë në Gjilan për të nxjerrë pikë.

 Sot luhen edhe dy duele tjera.

Trepça ’89 e pret Ferizajn, kurse Drenica do të ketë punë me Dukagjinin.

Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, ku spikat derbi i kësaj xhiroje ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e 11-të

E mërkurë

14:00 Gjilani – Llapi

14:00 Trepça ’89 – Ferizaj

14:00 Drenica – Dukagjini

E enjte

14:00 Prishtina – Drita

14:00 Ballkani – Flamurtari

(Kosova Sot Online)