Guardiola zemërohet me Stones, godet karrigen

  • 23 October 2019 - 13:47
Guardiola zemërohet me Stones, godet karrigen

John Stones e përjetoi zemërimin e Pep Guardiolës të martën në mbrëmje, gjatë një momenti të tensionuar në bankën rezervë të Manchester Cityt.

Përkundër që shumë mbrojtës të Manchester Cityt kanë mbetur të lënduar, anglezi John Stones u la jashtë formacionit të parë të Manchester Cityt në fitoren e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, qendërmbrojtësi 50 milionë funtesh iu nevojit trajnerit Guardiola pas rreth 40 minuta lojë.

Mesfushori defansiv Fernandinho ishte duke luajtur në pozitën e qendërmbrojtësit, por kur Rodri u lëndua pak para se të përfundonte pjesa e aprë e ndeshjes, Guardiolës iu nevojit Stones.

Megjithatë, anglezi nuk ishte gati menjëherë dhe trajneri i “Citizens” e shprehi menjëherë zemërimin e tij për këtë gjë, duke e goditur karrigen para Nicolas Otamendit, David Silvas dhe Stones, të cilët mbetën të habitur.

Pas përfundimit të ndeshjes, Stones e sqaroi se ai thjesht kishte qenë duke i vendosur mirë mbrojtëset e këmbëve, por Guardiola ishte zemëruar që ai nuk ishte gati menjëherë.

“Unë i kisha të veshura, por isha duke i ndrequr mirë. Koha është kryesorja dhe natyrisht ai dëshironte që të nxitoja”, tha Stones. 

(Kosova Sot Online)