Champions League, edhe sonte me përballje interesante

  • 23 October 2019 - 13:50
Champions League, edhe sonte me përballje interesante

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë të Grupeve E, F, G e H në Champions Leagues

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë në Grupet E, F, G e H të Champions Leagues.

Loja kryesore pritet të jetë ajo në mes të Interit dhe Borussia Dortmundit, në kuadër të Grupit B.

“Nerazzurri” do ta kërkojnë fitoren e parë për të mbetur në garë për kualifikim.

Nga ana tjetër, ekipi gjerman me një fitore eventuale në Itali do ta bënte një hap të madh përpara.

Në duelin tjetër të grupit, Barcelona llogaritet favorite përballë Slavia Pragës në Çeki.

Në Grupin E, kampioni evropian Liverpool e viziton Genkun në Belgjikë dhe i do të tria pikët.

E në përballjen tjetër të grupit, Napoli do të ketë punë të vështirë në vizitën që do t’ia bëjë Salzburgut në Austri.

Në Grupin G, ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Leipzigut dhe Zenitit, që do të luhet në Gjermani.

Në duelin tjetër, Benfica, e cila nuk e ka asnjë pikë, e pret Lyonin në Portugali.

Në Grupin H dhe të fundit, Ajaxi do ta kërkojë fitoren e tretë rresht.

Por, sensacioni i sezonit të kaluar në Champions s’do të ketë punë të lehtë pasi e pret Chelsean në Holandë.

Në ndeshjen tjetër, Lille do t’i kërkojë pikët e para në ballafaqim me Valencian në Francë.

Image

(Kosova Sot Online)